Supermarketi Xhangolli është krenar për rrjetin e tij të gjerë të degëve në të gjithë Tiranën dhe përtej saj, duke ofruar akses të përshtatshëm në produkte cilësore për klientët tanë. Me 31 pika përfshirë 29 supermarkete në Tiranë dhe zonat përreth, një hipermarket të madh në Vaqarr dhe një supermarket në Maminas, ne jemi të përkushtuar të sjellim përvojën më të mirë të blerjeve sa më afër jush.
Hipermarketi në Vaqarr ka një rëndësi të veçantë për banorët e zonave përreth si Pezë, Ndroq dhe Sharrë, duke u ofruar një mundësi moderne për të kryer blerjet e përditshme, një shërbim që më parë mungonte në këto zona. Ndërkohë, supermarketi në Maminas është kthyer në një ndalesë të domosdoshme për udhëtarët drejt Gjirit të Lalëzit, duke ofruar gjithçka që ju nevojitet për një ditë të bukur pranë detit.
Ndër pikat më të frekuentuara është edhe lokacioni ynë në Bllok, i cili qëndron i hapur 24 orë në ditë, duke i dhënë klientëve fleksibilitet të plotë për të bërë blerje në çdo orar.
Çdo vendndodhje e Xhangollit është projektuar me kujdes për të ofruar një mjedis të bollshëm, të rehatshëm dhe të organizuar, që e bën të lehtë dhe të këndshme përvojën e blerjes. Supermarketet tona janë të mëdha, të pastra dhe të ndritshme, me korridore të gjera dhe ndriçim të mirë, duke garantuar qarkullim të lehtë dhe orientim të shpejtë mes produkteve. Pavarësisht nëse ndodheni në qendër të Tiranës apo në periferi, Supermarketi Xhangolli është gjithmonë pranë, me produkte cilësore dhe një shërbim të shkëlqyer ndaj klientit.
Hapjet më të fundit
Në vazhdën e zgjerimit të vazhdueshëm, Supermarketi Xhangolli ka hapur dy pika të reja në muajt e fundit. Në maj, u hap supermarketi i ri pranë ish-Fushës së Aviacionit, duke i shërbyer një lagjeje në rritje dhe me kërkesë të lartë për shërbime moderne. Ndërsa në qershor, u shtua pika më e re në zonën e Liqenit të Thatë, duke sjellë komoditet dhe cilësi për banorët e kësaj zone elitare dhe për vizitorët e shumtë që frekuentojnë zonë për relaks . Të dyja këto hapje janë pjesë e vizionit tonë për të qenë gjithmonë pranë klientëve, aty ku ata jetojnë, punojnë apo kalojnë kohën e lirë.