Supermarket Xhangolli hap pikën më të re në Don Bosko!
Me kënaqësi ju njoftojmë se më 11 Tetor 2025, Supermarket Xhangolli hapi zyrtarisht pikën e tij më të re në zemër të zonës së Don Boskos, një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të rrjetit tonë dhe përmbushjes së misionit për të qenë gjithmonë afër jush!
Ceremonia e hapjes u zhvillua ditën e shtunë, në një atmosferë festive dhe mikpritëse, ku morën pjesë klientë të shumtë, banorë të zonës, partnerë, si dhe stafi ynë. Pika e re është ndërtuar dhe konceptuar për t’i dhënë konsumatorëve një përvojë blerjeje moderne, të rehatshme dhe të shpejtë, me të njëjtën cilësi dhe përkushtim që e karakterizon Supermarket Xhangolli prej vitesh.
Çfarë ofron pika e re në Don Bosko?
- Hapësira të bollshme dhe të organizuara mirë, për të lehtësuar blerjet tuaja të përditshme.
- Produkte të freskëta, vendase dhe të importuara, me çmime konkurruese.
- Ofertat dhe promocionet më të fundit, të vlefshme edhe për këtë pikë të re.
- Shërbim profesional dhe mikpritës, që e bën çdo vizitë një përvojë pozitive.
- Furrë buke e dedikuar me pamje të hapur ku buka piqet çdo ditë në vend, në një ambient prej xhami ku mund të ndiqni nga afër gjithë procesin, nga brumi te aroma e freskët e bukës së sapodalë nga furra.
- Hapësire e dedikuar mishit dhe prod
Vendndodhja strategjike në një nga zonat më të populluara të Tiranës na jep mundësinë të jemi më pranë komunitetit, duke përmbushur nevojat e përditshme të familjeve dhe individëve që kërkojnë cilësi dhe zgjedhje të larmishme në një vend të vetëm.
Hapja e kësaj pike është një tjetër dëshmi e besimit që na jepni çdo ditë. Ne jemi të përkushtuar të rritemi bashkë me ju dhe të vazhdojmë të investojmë në cilësi, shërbim dhe afërsi.
Ju mirëpresim në pikën tonë më të re në Don Bosko, aty ku blerjet marrin tjetër kuptim!
Faleminderit që zgjidhni Xhangolli!


